Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
30 %
5.1kmh
0 %
Mar
1 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 25 Janar, 2022

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshën 81 vjeçare ikona e Teatrit shqiptar, Edi Luarasi

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një lajm i trishtë vjen pasditen e sotme, pasi mësohet se është ndarë nga jeta në moshën 81 vjeçare një nga ikonat e ekranit dhe Teatrit shqiptar, Edi Luarasi.

Ajo vuante nga një sëmundje e rëndë, teksa lajmi bëhet i ditur nga profesor Përparim Kabo, i cili shkruan se Edi ishte dhe do mbetet model, ndërsa shton se arti ynë kombëtar humbi një figurë të spikatur.

“Një lajm i trisht, u fik Edi Luarasi…pushoi zemra e një gruaje fisnike, e një mirditoreje trime që i beri ball diktaturës duke mbajtur familjen dhe nderin e saj…Artistja sfidante e “Njollave te Murme”…ajo që u perndoq nga teatri dhe punoi si rrobaqepse por u rikthye me “Kthimin e Damës Plakë”…Arti ynë kombëtar humbet kështu një figurë të spikatur, pyllit të mirësisë ju rrëzua edhe një dru i bukur njerezor…Edi e dashur…ishe dhe do mbetesh model, ike dhe na le një brengë të madhe…Nga sot qielli do ketë më shumë art, më shumë dinjitet dhe më shumë dritë…Lamtumirë fisnike…

Panetoni të pret Mihali të pret….”, shkruan Përparim Kabo.

Edi Luarasi lindi në Tiranë në vitin 1940. Që në moshë të re debutoi në skenë. Fillimisht në 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës. Spektatori duartrokiste “Motrat Mirdita”. U diplomua për aktore në 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img