Nuk linte njeri të kalonte nga Elbasani pa i dhënë një drekë. Kështu e tregojnë miqtë njeriun që u nda dje nga jeta në moshe te re, presidentin e klubit të Elbasanit Arben Laze.
Lajmi i trishtë u përhap menjëherë ditën e djeshme kur ai në mesditë nuk ia doli dot të dilte gjallë nga një operacion në zemër.
Arben Laze kishte kaluar një parainfarkt në datën 26 dhjetor e kishte qëndruar dy ditë në shtëpi. Më pas nuk është ndjerë mirë dhe me sugjerimin e miqve e shokëve është dërguar në spital ku u vendos për ndërhyrjen në zemër.
Nën presidencën e Arben Lazes ekipi i Elbasanit mori titullin Kampion në Shqipëri.
Në orën 12.00 të ditës së sotme do të ketë homazhe për nder të tij në stadiumin "Elbasan Arena".