Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta poeti dhe piktori i njohur Agim Mato, gazetari: Na la pas një trashëgimi të vyer

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme është ndarë nga jeta poeti dhe piktori i njohur Agim Mato. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Thoma Nika përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai shkruan në rrjetet sociale se Mato ka lënë pas një trashëgimi të vyer si poet piktor e botues në të famshmen e tij “Milosao”, eksperiencën e themelimit dhe drejtimit të  Klubit të Krijuesve “Jonianët”, sprovën e formatimit të një kanali televiziv “Riviera”.

Mësohet se Mato prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila i moori jetën.

Postimi i plotë:

KUR NDAL ZEMRA E POETIT-PIKTOR

Vetëm pak minuta më parë familjarët kanë ndarë me ne lajmin e kobshëm se zemra e Agim Matos, ndali këtë mëngjes përgjithmonë.

Agim Mato lë pas për ne një trashëgimi të vyer si poet, piktor e botues në të famshmen e tij “Milosao”, eksperiencën e themelimit dhe drejtimit të  Klubit të Krijuesve “Jonianët”, sprovën e formatimit të një kanali televiziv “Riviera”.

Ai na la frymën krijuese e bashkëpunuese në çdua.o projekt, ndjeshmërinë prej poeti dhe prej qytetari, që në çdo frymëmarrje kishte dashurinë për Sarandën.

Ndarja nga jeta e Agim Matos, pas një sëmundjeje të zgjatur, është për këdo që e njohu dhe e lexoi, një lajm i rëndë dhe trishtues.

Është ndarje nga poeti i fjalës dhe i ngjyrës, ndarje nga gazetari i reportazhit, nga sipërmarrësi i orëve të para në fushën e letrave e më pas në fushën e medias, nga qytetari i shqetësuar e i mençur, nga fterrioti i lidhur me fshatin dhe ëndërrimtari për Sarandën e Fterrën, nga autori i mesazheve të mëdha për ta bërë jetën më të mirë e më të bukur, nga një prej Mjeshtrave të Mëdhenj, që Saranda numëron.

I lehtë dheu, për ty, Agim Mato! , themi tani që mësuam lajmin e rëndë. U prehsh në paqen që ndërtove me vargun tënd dhe në ëndrrat e tua.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img