Ditën e sotme është ndarë nga jeta kryetari i Njësisë Administrative të Pajovës në Peqin, Arben Plaku.
Fatkeqësisht ai ka humbur jetën në moshën 46-vjeçare, pasi ishte shtruar në një nga spitalet Covid të Tiranës.
Lajmin e ka bërë të ditur Saimir Hasalla, i cili është kandidat për deputet i Partisë Socialiste.
Më herët ai ka qenë edhe kryetari i Bashkisë së Peqinit.
"Lajmi i trishtë !!!!
I pikëlluar pa masë nga ndarja e parakohshme nga jeta e vllait , shokut , mikut tonë Arben Plaku. Lamtumirë vëllai jonë !
Uroj të prehesh i qetë . Zoti i dhëntë forcë familjes",- shkruan ai në rrjetet sociale.
Sondazh
Poll