Hapësire reklamuese

Aktualitet

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” Aleks Luarasi, profesor i Historisë së Shtetit dhe të së Drejtës

Shkruar nga Newsbomb
E TRISHTË/ Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” Aleks Luarasi,

Një lajm i trishtë vjen mbrëmjen e sotme, pasi mësohet se është ndarë nga jeta “Mjeshtri i Madh” Aleks Luarasi, profesor i njohur i Historisë së Shtetit dhe të së Drejtës.

Luarasi është autor i teksteve universitare “Akte juridike për historinë e shtetit dhe të së drejtës në Shqipëri (2014), “Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri” (2018), i monografive “Shteti dhe e drejta shqiptare në epokën e Skënderbeut” (1998); “Studime për të drejtën zakonore shqiptare – Marrëdhëniet familjare” (2001), si dhe i shumë artikujve dhe referatave.

Gjithashtu ai ka shërbyer edhe si Sekretar i Përgjithshëm i K.M dhe anëtar i Komisionit të Venecias pranë Këshillit të Europës (1992 – 1998). Në vitin 2018 Aleks Luarasi u dekorua nga Presidenti Ilir Meta me titullin “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin “Pionier i Arsimit”, për kontributin e tij në formimin dhe konsolidimin e sistemit modern universitar në vendin tonë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese