Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
38 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
36 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta gjykatësi Martin Deda

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2c8d2aa8b7edef1554595ee897729501

Është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Martin Deda.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije avokati Idajet Beqiri me anë të një postimi në rrjetet sociale. 

“Lajm vërtet i rënd, i trisht, i pabesueshëm. Ndahet nga jeta gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Martin Deda! Iku një njeri i mirë, një njeri me zemër të bardhë, një mik i pazëvendësueshëm, një gjyqtar profesionist, i drejtë, njerëzor në vendimmarrje. Nuk kishte moshë për të ikur, ndaj ndihemi të pikëlluar. U prehësh në paqe miku im, të ndritët shpirti Martin Deda”, shkruan Beqiri në postimin e tij.

Martin Deda ka qenë hetues në Prokurorinë e Rrethit Tiranë për dhjetë vjet, zv/kryetar gjykate i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për pesë vjet dhe është shkrakuar më 1999, ish anëtar i KLD-së, aktualisht gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Emri i Dedës është lakuar së fundi dhe nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili e kishte futur në listën e gjyqtarëve KÇK, pasi sipas tij kishte marrë një vendim në shkelje të ligjit.

Rama teksa po fliste për Vettingun në Kuvend sulmoi me tone të ashpra gjyqtarin Deda, që sipas tij kishte abuzuar me ligjin duke vënë në rrezik jetën e një gruaje te re dhe favorizuar ish-bashkëshortin e saj.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img