Hapësire reklamuese

Rajoni

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta gazetari shqiptar, vuante nga një sëmundje e rëndë (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Gazetari nga Kosova, Muharrem Ramabaja, është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare.

Sipas lajmërimit, 65-vjeçari vuante nga disa sëmundje të rënda disavjeçare.

Mediat kosovare shkruajnë se Ramabaja filloi punën në “Zëri” në vitin 1977, ndërsa nga viti 1990 deri më 1993 ishte drejtor i “Zërit”, drejtori i parë i një ndërmarrjeje në Kosovë i zgjedhur në mënyrë demokratike nga punëtorët, pa pëlqimin e pushtetit të asaj kohe.

Po ashtu ishte ndër themeluesit e LDK-së. Emigroi në Gjermani në vitin 1993, ndërsa në vitet e fundit të jetës u kthye prapë në Prishtinë.

muharrem.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.