Hapësire reklamuese

Aktualitet

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Enver Hyseni, YLLI i teatrit “Migjeni”

Shkruar nga Newsbomb
E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Enver Hyseni, YLLI i

Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare aktori i mirënjohur i teatrit “Migjeni”, Enver Hyseni.

Lajmi i hidhur është bërë me dije nga Teatri me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa njoftojnë se homazhet do të zhvillohen nesër nga ora 10-12, në hollin e teatrit “ Migjeni”.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur të teatrit “Migjeni”,  Enver Hyseni !Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjen dhe komunitetin e artistëve !

? ?????? ?? ????, ENVER HYSENI! ??? Homazhet zhvillohen nesër, me datë 30 Tetor nga ora 10-12, në hollin e teatrit “ Migjeni”” thuhet në postim.

Enver Hyseni u lind në Shkodër më 1 Gusht 1951. Ka studiuar në Institutin e Lartë të Arteve për një periudhë të shkurtë (1973-1974) duke i nderprere ato për arsye ekonomike. Më 1975 nis punën në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës, derisa del ne pension ne v.2016.

Në këtë periudhë dyzetvjeçare luajti më se gjashtëdhjetë role në teatër e katër në filma. Punoi me regjisorë si Serafin Fanko dhe shquhej për role karakteresh.

Zëri tipik dhe plastika e brendshme e bëjnë një aktor krejtësisht të veçantë dhe interesant. Profili i tij artistik ka qenë zakonisht i formuar për të luajtur role pozitive të karakterit fshtar-malësor. Ishin keto rolet që ai shpreheshe më shumë emocione.

Enver Hysenin e kujtojmë në të shkuarën ne dramat “Baca e Gjetjave”; “Ceshtja e Blertes”; apo edhe tek filmi televiziv “Flaka e maleve” .

Eshte aktivizuar edhe në disa filma artistikë para viteve ‘90 dhe pas ndryshimit të sistemit dhe me role të tjera po në filma, teater e komedi te ndryshme.

Mjafton të përmendim disa prej tyre :

“Ylli i mëngjesit” ; “Nje histori humbesish ose Mos peshtyni pertoke”, “Rëndësia për të qenë Ernesto” “Kandili i argjendte” ; “ Shen Gjon kryepremi”; “Migjeni ky uragan” (dokumentar); “Gjaku qe fal gjakun” (film i metrazhit te shkurter); “Klithma ne debore” dhe ne vitin 2019 aktori shkodran eshte ngjitur ne skenen e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” me monodramen e shkruar nga S. Capaliku “Dome”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese