Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
2.1kmh
90 %
Hën
10 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

E TRISHTË/ Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktorja Filika Dimo

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kinematografia shqiptare në zi, pasi ditëne  sotme ëhstë ndarë nga jeta në moshën 82 vjeçare aktorja e njohur Filika Dimo.

Lajmi bëhet me dije nga Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës, teksa bëhet me dije se aktorja ka ndëruar jetë në Belgjikë.

Filika Dimo u lind në Durrës me 1 gusht të vitit 1939. U diplomua në departamentin e aktrimit në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Pas studimit, ajo filloi të punojë në Teatrin Popullor në Tiranë. Pjesën më të madhe të aktivitetit e ka pasur në Teatrin “Aleksandër Moisiu” ku ka punuar si aktore e roleve kryesore në shumë verpa dramatike krahas aktorëve të tjerë durrsakë si Nikolin Xhoja, Spiro Urumi, Kadri Pirro, Marta Burda, Lazër Vlashi, Gaqo Spiro etj.

Ajo bëri debutimin e saj në kinematografi në vitin 1959 me rolin e vogël të Shpreses në filmin Furtuna. Dimo luajti në 4 filma të tjerë artistikë. Filmi qe e bëri më të njohur dhe më të vlerësuar atë si aktore, është filmi televiziv me 2 seri i RTSH-së “Koha nuk pret”, me rolin e Beatrice Shmid, një rol epokal nga më të realizuarit në kinematografinë shqiptare të roleve me spiunazh, rol i cili ka mbetur në kujtesë për interpretimin brilant. Ajo ishte bashkëshortja e skenografit të madh të Teatrit “A.Moisiu”, Zef Ujkaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img