Hapësire reklamuese

Rajoni

E trishtë/ Ishte duke u trajtuar në spital kundër Covid-19, humb jetën 20-vjeçarja shqiptare

Shkruar nga Newsbomb
E trishtë/ Ishte duke u trajtuar në spital kundër Covid-19, humb

Një 20-vjeçare nga Gjakova ka humbur jetën pasi ishte infektuar me Covid-19. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga mjekja e Spitalit Infektiv, Agreta Gecaj-Gashi, shkruajnë mediet në Kosovë.

Ajo tha se e reja, Rumejsa Abdurrahim Hoxha ka qenë duke u trajtuar në mjekimin intensiv në QKUK, ndërsa ka vdekur sot si pasojë e COVID-19.

“Po ka vdekur sot, si pasojë e COVID-19”, ka thënë Gecaj.

Ndërkohë një familjare e së resë ka njoftuar se brenda kësaj jave asaj i ka vdekur edhe babai, ndonëse nuk dihet ende arsyeja e vdekjes së tij.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.