E TRISHTË/ Infermierja humb jetën nga koronavirusi, pas 3 ditësh dilte në pension

Publikuar tek: rajon, më 16:39 01-12-2020 E TRISHTË/ Infermierja humb jetën nga koronavirusi, pas 3 ditësh dilte në pension

Infermierja Vjollca Berisha nga Gjakova është ndarë nga jeta për shkak të infektimit me koronavirus, tre ditë para se të dilte në pension.

Lajmin e ka bërë me dije spitali i Gjakovës. Në njoftim përmendet kontributi shumëvjeçar i Berishës në radhët e bluzave të bardha.

“Ndahet nga jeta Infermierja Vjollca Berisha, Vjollca Berisha (1955-2020) në spital të gjithë kemi thirre me emrin motra Voca, sot u nda nga jeta tre dite para pensionimit. Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë punoj me shume se 45 vite, duke qene çdo here afër pacientave.

Megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësorë, motra Voca nuk e fitoi betejën me këtë virus të rrezikshëm.

Do ta kujtojmë gjithmonë për urtësinë e saj, për punën e palodhshme, ishte shume e nderuar në mesin e punëtorëve shëndetësorë dhe shume e dashur për pacientët.

Menagjmenti, kolegët, gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Ju rikujtojmë qytetarëve se spitalet po mbushen, të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!”, thuhet në njoftim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosova regjistron SHIFRA TË LARTA infektimesh, 10 viktima nga Covid-19 në 24 orë
ALARM për BOMBË në SPITALIN COVID, policia rrethon menjëherë zonën në qytetin grek »
Article Logic
Execution time: 0.011466979980469
array(1) { ["section"]=> string(86) "e-trishte-infermierja-humb-jeten-nga-koronavirusi-pas-3-ditesh-dilte-ne-pension-229789" }