Një fermere në Skoci ka humbur jetën tragjikisht teksa po punonte me makineri në fermën e saj në Aberdeenshire.
21 vjeçarja humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe si pasojë u aksidentua rëndë duke humbur jetën në vend. Ambulanca e urgjencës mbërriti menjëherë në fushë, por fatkeqësisht e reja nuk arriti të mbijetonte.
Ndërsa anëtarët e familjes thanë se ndiheshin të shkatërruar nga humbja e vajzës së tyre.
“Ne jemi shkatërruar nga humbja e Caroline, e cila ishte aq e mbushur me jetë, plot argëtim dhe shumë e dashur. Ajo ishte një shoqe e shkëlqyer për të gjithë ata që e njihnin dhe do të mungojë shumë” thanë familjarët.