Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E trishtë! Familja shkon në vendin ku u vra 7-vjeçari shqiptar në Zvicër

Shkruar nga Newsbomb

Dy prindërit dhe vëllai i vogël kanë vizituar sot vendin ku 7 vjeçari nga komuna e Lipjanit u ther dje me thikë nga një 75 vjeçare në Basel të Zvicrës.

Mediat zvicerane kanë publikuar pamjet të momentit kur dy prindërit me të birin e vetëm që u ka mbetur shkojnë në rrugën ku djali i tyre vetëm 7 vjeç gjeti vdekjen.

Në foto shihet nëna e cila nuk mund të mbajë lotët dhe babai dhe djali i vogël 2-vjeça në gjendje të rënduar, ndërsa janë para luleve dhe qirinjve që qytetarët kanë vendosur në kujtim të 7 vjeçarit.

Ndërkaq, për mediat atje ka folur nëna e vogëlushit e cila ka thënë se dje ia morën lulen më të bukur të jetës dhe se djali i saj ishte plot lumturi e vullnet për jetë.

Ngjarja e rëndë e cila ka tronditur Zvicrën ndodhi ditën e djeshme në Bazel. Vogëlushi po kthehj nga shkolla ndërsa një e moshuar 75-vjeçare e preu atë me thikë në fyt.

Mësohet se e moshuara pas krimit është vetëdorëzuar në polici. Ndërsa po bëhen ekzaminime për shëndetin e saj mendor.

dsds-1.jpg

jhj.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll