Hapësire reklamuese

Aktualitet

E TRISHTË, Covid-19 i merr jetën infermieres 59-vjeçare nga Lushnja

Shkruar nga Newsbomb
Infermierja nga Lushnja

Koronavirusi po merr shumë jetë në mesin e bluzave të bardha.

Ditën e sotme është lajmëruar ndarja nga jeta e infermieres 59-vjeçare nga Lushnja Nurie Bace.

Lajmin e ka bërë të ditur Urdhri i Infermierit, ku përmes një postimi në rrjetet sociale.

Njoftimi i plotë i Urdhrit të Infermiereve:

Një tjetër infermier u largua nga armata e UISH

Me hidhërim njoftojmë ndarjen nga jeta të infermieres nga Lushnja, Zj.Nurie Bace , 59 vjeç, e prekur nga covid-19.

Dashuria për profesionin, shërbimi me profesionalizëm, virtyte që e shoqëruan në cdo çast të punës së saj me pacientet

Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu