Hapësire reklamuese

Aktualitet

E trishtë/ 23 vjeçarja shqiptare humb jetën në Danimarkë, për 4 muaj diplomohej

Shkruar nga Newsbomb

Resmije Smajli, një studente 23 vjeçare shqiptare nga Vushtria ka humbur jetën në Danimarkë. Ajo është përfshirë në një aksident rrugor të premten dhe për pasojë ka humbur jetën. Vetë familja Smajli ka dhënë lajmin e trishtë.

Varrimi do të bëhet më datë 17 nëntor në Brondby, Danimarkë. Resmije Smajli ishte studente dhe për katër muaj do të mbaronte studimet në Universitetin e Radgiver.

Njoftimi i familjes:

Me rastin e vdekjes së vajzës sonë Resmije Smajli, njoftohën të gjithë miqtë, shokët e dashamirët (burra dhe gra) se varrimi do të bëhet të Mërkurën me datë 17.11.2021 në ora 14:00 në varrezat e komunitetit musliman në Brøndby. Adresa: Brøndbyøstervej 180 - 2605 Brøndby

Të gjithë ata që duan të marrin pjesë në faljen e namazit të xhenazës në ora 12:00, janë të mirëseardhur tek xhamija në adresën:  Horsebakken 2 - 2400 København NV / Me respekt: Familja Smajli.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.