Hapësire reklamuese

Aktualitet

E tregon Skënder Brataj: Në Shqipëri ka patur infektime edhe pas dozës së parë të vaksinës, rreziku është i lartë nëse infektoheni mes dozës së parë dhe të dytë

Shkruar nga Newsbomb
E tregon Skënder Brataj: Në Shqipëri ka patur infektime edhe pas

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka sqaruar rastet e infektimit me Covid-19 edhe pas marrjes së dozës së parë të vaksinës.

Përmes një postimi në Facebook, Brataj thotë se ka pasur raste infektimi pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, pasi sipas tij përgjigja imunitare pas dozës së parë nuk është e lartë që të na mbrojë nga infektimi, sidomos nga format e rënda.

Ai thotë se antitrupat fillojnë të prodhohen në nivele të larta pas 7-10 ditësh nga marja e dozës së dytë.

Postimi i plotë i Skënder Bratajt:

KUJDES!

Që nga fillimi i vaksinimit ka pasur jo pak raste infektimi me SarsCov2 edhe në ato raste kur është marë doza e parë e vaksinës. Nuk është vaksina që shkakton sëmundjen e Covid-19, por infektimi me SarsCov2. Specifikoj se ka pasur raste për të gjitha llojet e vaksinave që janë administruar në Shqipëri! Antitrupat kundër SarsCov2 fillojnë në javën e dytë pas injektimit të vaksinës. Po ashtu përgjigja imunitare pas dozës së parë nuk është e lartë që të na mbrojë nga infektimi, por sidomos nga format e rënda. Antitrupat fillojnë të prodhohen në nivele të larta pas 7-10 ditësh nga marja e dozës së dytë. Vërtet që vaksina ul infeksionin dhe rastet e rënda por nëse infektohemi në periudhën midis dozës së parë dhe të dytë rreziku është i lartë. Ne mund të infektohemi dhe të shfaqim sëmundjen e Covid-19 me të gjitha format e sajë, të lehta, të mesme dhe të rënda. Respektimi i masave mbrojtëse është i domosdoshëm, sidomos në këtë periudhë tranzitore.  Edhe pak durim, derisa të fitojmë këtë betejë të fundit me virusin. Jeta është pasuria më e madhe që kemi, prandaj ne duhet ta ruajmë atë!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu