Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
52 %
1.5kmh
20 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

E tradhtuan lëvizjet e dyshimta, shqiptari kapet në Zvicër me kokainë me vlerë 100 mijë franga

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një shqiptar 24-vjeçar është arrestuar në Zvicër, pasi u kap me një sasi kokaine dhe heroine.

Sipas medieve të huaja, Policia e Solothurnit ka sekuestruar mbi 7 kilogramë heroinë dhe rreth 1 kilogram kokainë gjatë një kontrolli shtëpie në Zuchëil SO rreth një javë më parë, me vlerë 100 mijë franga.

I riu shqiptar u kontrollua nga Policia pas lëvizjeve të dyshimta. Rezultoi se ai nuk ishte me dokumenta përkatëse dhe efektivët e dërguan në komisariat për kontroll.

Pas sqarimeve dhe hetimeve, prokuroria ka urdhëruar bastisjen e shtëpisë së 24-vjeçarit, ku u gjet dhe sekuestrua sasia e drogës, ndërsa 24-vjeçari është ende në paraburgim.

 

 

 

Më shumë




spot_img








spot_img