Një shqiptar 24-vjeçar është arrestuar në Zvicër, pasi u kap me një sasi kokaine dhe heroine.
Sipas medieve të huaja, Policia e Solothurnit ka sekuestruar mbi 7 kilogramë heroinë dhe rreth 1 kilogram kokainë gjatë një kontrolli shtëpie në Zuchëil SO rreth një javë më parë, me vlerë 100 mijë franga.
I riu shqiptar u kontrollua nga Policia pas lëvizjeve të dyshimta. Rezultoi se ai nuk ishte me dokumenta përkatëse dhe efektivët e dërguan në komisariat për kontroll.
Pas sqarimeve dhe hetimeve, prokuroria ka urdhëruar bastisjen e shtëpisë së 24-vjeçarit, ku u gjet dhe sekuestrua sasia e drogës, ndërsa 24-vjeçari është ende në paraburgim.
Sondazh
Poll