E tmerrshme në Prrenjas, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 25-vjeçarin

Publikuar tek: aktualitet, më 19:48 10-07-2020 E tmerrshme në Prrenjas, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 25-vjeçarin Ilustruese

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur këtë pasdite në Prrenjas. Ngjarja ka ndodhur afër një shkolle të mesme në këtë qytet.

Mësohet se një makinë me drejtues 28-vjeçarin A.H., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, e për pasojë ka përplasur një kalimtar.

25-vjeçari M.K., që po ecte në trotuar është përplasur dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Njoftimi i policisë

Prrënjas/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Prrënjas-Librazhd, shtetasi A.H., 28 vjeç, banues në Prrënjes, duke drejtuar mjetin tip Audi ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M.K., 25 vjeç, banues në Prrenjas dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe pas venies në ndjekje nga Policia është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095958709716797
array(1) { ["section"]=> string(86) "e-tmerrshme-ne-prrenjas-makina-del-nga-rruga-dhe-perplas-per-vdekje-24-vjecarin-213472" }