Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
72 %
1.5kmh
0 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
27 °
Mar
25 °
E premte, 17 Shtator, 2021

E tmerrshme! Militantët djegin të gjallë 30 persona teksa flinin në makina (Foto)

spot_img

Lajme të ngjashëm

6f0cc5a8a30d55b16ec041e9944e91da

Disa militantë të dyshuar si islamikë vranë të paktën 30 njerëz dhe rrëmbyen gra e fëmijë, gjatë një bastisjeje në verilindje të Nigerisë.

Sipas zyrtarëve, shumica e viktimave kanë qenë udhëtarë, që janë djegur për vdekje, ndërkohë që flinin në makinat e tyre gjatë gjatë natës.

makinat.jpg

Sipas BBC, sulmi ndodhi në një autostradë në qytetin Auno.

harta.png

“Militantët erdhën me kamionë dhe armë të rënda, përpara se të vrisnin, digjnin dhe plaçkisnin”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Nigerisë, Ahmad Abdurrahman Bundi.

Grupi militant Boko Haram ka kryer sulme brutale në Nigeri që nga viti 2009.

Rreth 35 mijë njerëz janë vrarë, më shumë se dy milionë kanë mbetur të pastrehë, ndërsa qindra të tjerë janë rrëmbyer me forcë.

Grupi kryen akte dhune, në përpjekje për të krijuar, siç thotë, një shtet islamik në veri të Nigerisë.

Qeveria e Nigerisë vazhdimisht ka thënë se militantët janë mposhtur, por sulmet vazhdojnë akoma.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img