Një ngjarje e rëndë është shënuar në një shkollë në Brazil pasi dy vajza adoleshente janë rrahur brutalisht me njëra-tjetrën.
13-vjeçarja theri me thikë bashkëmoshataren, duke i lënë plagë të rënda në fytyrë, kraharor, duar dhe gjoks. Ngjarja u bë virale në vend dhe për një tjetër arsye, pasi nëna e njërës prej vajzave i dha thikën vajzës së saj për të therur 'kundërshtaren'.
Mediat e huaja raportojnë se nënë e bijë janë zhdukur nga vendngjarja, dhe kërkohen nga policia vendase.