Kirurgët mahnisin, me kujdes heqin 600 gozhda të hekurta nga stomaku i 48 vjeçarit, duke përdorur magnetin. Kirurgët hoqën 600 gozhdë nga stomaku i një burri i cili e kishte zakon të gëlltisë sende të çuditshme.
Familja e Pradip Kumar Dhali u konsultua me mjekët pasi ai u ankua për dhimbjen e barkut rreth dy muaj më parë. Për habi, një hetim me ultratinguj zbuloi se 48-vjeçari kishte një grumbull prej 600 gozhdash në bark.
Ai u pranua në spital, ku pas dy ditëve vëzhgim kirurgët përdorën një magnet për t’i hequr gozhdat nga stomaku i tij. "Ne kemi vendosur të veprojmë në të, ishte e rrezikshme pasi stomaku i tij ishte bërë anormalisht i madh dhe ishte i mbushur plot me gozhda, por për fat të mirë nuk e kishte shpuar stomakun. Ne pjesërisht ia kemi prerë barkun dhe përdorëm një magnet për t'ja nxjerrë gozhdat një nga një. Kishte më shumë se 600 brenda, dhe të gjitha u nxorrën jashtë".