Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E tmerrshme/ 33-vjeçari shqiptar vjen pa zemër nga spitali në Spanjë, ishte shtruar për infeksion në mushkëri; dyshohet se ia kanë hequr dhe...

Shkruar nga Newsbomb
Saimir Sula

Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim jo të zakonshëm, që ka të bëjë me “shit-blerjen e paligjshme të organeve njerëzore”. Kjo pasi një 33-vjeçar shqiptar i cili ishte shtruar për infeksion në mushkëri në një spital në Spanjë, mbërriti në vendin tonë pa zemër.

Ai u tha se ndërroi jetë atje dhe mjekoligjorët tanë konstatuan se i mungonte zemra. Policia kishte informacione se Saimir Sula ishte edhe përdorues droge.

“Në trupin e kufomës Saimir Sula, në kqyrjen e jashtme përveç prerjeve autoptike dhe ndryshimeve pas vdekjes, nuk u vunë re dëmtime të shkaktuara nga dhuna.Nga kqyrja e brendshme e organeve dhe të dhënave mikroskopike nga ana jonë u konstatuan bronkopneumoni sero-deskuamative dhe hepatit koronik persistent. Autolizë e organeve dhe mungesë të organit jetësor, zemrës”, thuhet në raportin e mjekëve në Tiranë.

Ora News mëson se Sula në vitin 2020 ka marrë ekzaminim mjekësor në Barcelonë por më pas ka ndërruar jetë në rrethana të paqarta. Trupi i pajetë i 33-vjeçarit nuk është lejuar të shihet nga të afërmit në ambjentet e spitalit spanjoll, por anëtarët e familjes kanë vënë re në Shqipëri se djali i tyre Saimir Sula, kishte një të çarë në pjesën e zemrës.

Të afërmit kanë dyshuar se gjatë mjekimit në Barcelonë, të riut i është marrë zemra në rrethana dhe arsye të paqarta. Kështu familja Sula, ka pezulluar për disa ditë zhvillimin e ceremonisë së varrimit, duke depozituar një kallëzim penal në polici, për mungesën e zemrës së Saimirit.  

Në këtë hetim Prokuroria e Tiranës po kërkon ndihmën e autoriteteve spanjolle për të zbardhur arsyet e mungesës së zemrës në trupin e Saimir Sulës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll