Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
15 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
5 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

E thotë nëndrejtori i ISHP-së: Presim rritje të rasteve në janar, varianti i ri i COVID-19 nuk mund të kapet nga laboratori ynë, disa teste i dërgojmë në Angli

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1d4bb9a90336343149f1bd6185951fc0

Instituti i Shëndetit Publik parashikon rritje ta rasteve të reja me koronavirus në muajin janar, kjo e konfirmuar edhe nga nëndrejtori i ISHP-së Dritan Ulqinaku.

Ai është shprehur në një intervistë për Tv Klan se qytetarët duhet të sensibilizohen që të mos ketë grumbullime për festat e fundvitit, në mënyrë që të parandalohet përhapja e infeksionit.

Shpresojmë shumë që festat e fundvitit të mos ndryshojnë shumë parashikimet e bëra. Presim një lloj rritje të lehtë, ndoshta në fillim të Janarit, por nuk presim një boom rastesh. Padiskutim që ne bëjmë gjithë sensibilizim për mosgrumbullime, mosfestime, por që realiteti shpeshherë tregon ndryshe”, tha Ulqinaku.

Për sa i përket variantit të ri të koronavirusit, mjeku u shpreh se ky variacion nuk mund të kapet nga laboratorët e ISHP-së, ndaj disa nga mostrat e COVID dërgohen në Angli për analiza.

“Ne një sasi të caktuara të mostrave të Covid që rezultojnë pozitiv këtu i transportojmë për Angli sepse aty bëhen analizimet e duhura. Nuk kemi arsye që ne të kemi një laborator të sigurisë apo sigurisë së 4 që kërkohet në këtë rast”, u shpreh Dritan Ulqinaku.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img