Tirana
overcast clouds
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
23 %
3.6kmh
90 %
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

E thotë koloneli i Antimafies italiane: Shqiptarët tani s’janë më ushtarë! Janë njësoj të rëndësishëm sa Ndragheta

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kolonel Vincenzo Mangia, Kreu i Qendrës Operative të Antimafias së Barit ka thënë se shqiptarët nuk janë më ushtarë dhe organizatat kriminale shqiptare nuk janë më pak të rëndësishme se vetë mafia italiane Ndragheta.

Në një intervistë për Rtv Ora lidhur me operacionin “Shpirti” që çoi në pranga 28 persona, ai tha se shqiptarët furnizojnë paketa komplete në trafiqet e lëndëve narkotike.

Kolonel Vincenzo Mangia: Organizatat kriminale italiane e shqiptare kanë dëshmuar prej vitesh aftësi në shtrirje e kontakte ndërkombëtare. Në Itali ka rol të rëndësishëm Ndrangheta në furnizimin e Europës me kokainë por shqiptarët nuk janë më pak të rëndësishëm e nuk punojmë më si ushtarë. Furnizojnë paketa komplete në trafiqet e lëndëve narkotike. Fakt që në Shqipëri, gjen hashashin që vjen nga Maroku e që kalon nga Spanja e trafikohet në Itali, kokainën e heroinën që vjen nga Holanda tregon se këto grupe kriminale si shqiptarë e italianë kanë anëtarë e tyre që veprojnë si broker të drogës në këto vende. Në Malin e Zi është arrestuar një person i cili ndodhej në burg për akuza të mëparshme, ndërsa arrestimet e hetimet në Spanjë koordinohen nga Interpol e nga autoritetet shqiptare.

Nuk është hera e parë që shqiptarët përfshihen dhe bëhen objekt mediatik, lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike në vendet fqinje, kryesisht Greqi e Itali. Lidhja e tyre me një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës, Ndragheta është e njohur tashmë.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img