Tirana
few clouds
10.3 ° C
10.3 °
10.3 °
66 %
2kmh
20 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

E thotë Erion Veliaj: Arjan Sala, heroi i Casa Italias ishte aktivist i PS; kishte aplikuar dhe për komisioner në 25 prill

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, thotë se “Dëshmori i Atdheut” Arjan Sala, ishte një aktivist i Partisë Socialiste dhe se kishte aplikuar për të qenë komisioner në zgjedhjet e 25 prillit.

“Në ditët tona të vështira zbuluam edhe të mirët tanë. Unë nuk e njihja, po ai ishte një aktivist yni. Madje ishte gjithashtu dhe për komisioner. Unë nuk e njihja derisa ndodhi fatkeqësisa e zjarrit te Casa Italia. Aty njoha Arjan Salën, teksa nxitonte që 20 veta t’i nxirrte jashtë, humbi jetën brenda dhe u kthye në hero të qytetit tonë.

Kur isha aty me kryeministrin, babai tha “u desh që të vishej gruaja ime me të zeza që të mos visheshin 20 nëna me të zeza”. Këta janë heronjtë tanë”, tha Veliaj në një takim në Njësinë nr.5.

Kujtojmë, se Arjan Sala humbi jetën në magazinën e qendrës tregtare Casa Italia, teksa u fut mes flakëve dhe shpëtoi kolegët, por mebti vetë brenda. Fatkeqësisht, pas 3 ditësh trupi i tij u gjet i pajetë. Qeveria e shpalli Arjan Salën “Dëshmor të Atdheut”.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img