
Eugen Beçi, ish-prokurori i Krimeve të Rënda ka deklaruar këtë të enjte se referuar dosjes së SPAK, Arben Ahmetaj në asnjë gërmë të saj nuk akuzohet për aferën e inceneratorëve. Kjo, provon dhe atë që tha vetë ish-zv.kryeministri një javë më parë.
Në një intervistë nga arratia, Ahmetaj i quajti hetimet ndaj tij si sulme politike nga Edi Rama, duke u shprehur se po i hetohej gjithë jeta por në asnjë moment lidhjet e pretenduara me inceneratorët.
Këtë e ka pohuar dhe mbrëmjen e sotme në emisionin "Open" ish-prokurori, Eugen Beçi. Sipas tij, edhe përse në opinion Arben Ahmetaj është portretizuar si simbol i korrupsionit, në dosje nuk ka ndaj tij asnjë akuzë apo asnjë grëmë për lidhje me inceneratorët.
Lexo edhe: Refuzoi prangat dhe iku, Ahmetaj: Po hetohem për darkat me Erjolën, jo inceneratorët
“Nuk mund të presësh që ai të jetë i penduar ligjërisht, ai është i penduar formalisht nga pikëpamja morale. Prokuroria e Posaçme me hetimin e copëzuar për inceneratorët nuk e ka përfshirë në hetim këtë njeri. SPAK në dosjen e saj nuk ka asnjë germë në ngarkim të Arben Ahmetajt. SPAK krijoi një dosje që është hera e parë që ndodh, ku tha do marr personazhin dhe do ta hetoj.
Pavarësisht nga personazhi që është simbol i korrupsionit në Shqipëri, por në rast se hetimet do të përqendrohen në këtë formë është diçka e rrezikshme.
Nuk mundet nga personi të shkojë te vepra penale kur duhet hetuar vepra penale për të shkuar te personi. Çfarë kërkon nga ky njeri për inceneratorët kur SPAK thotë nuk ke punë. Ke dëgjuar ndonjë akuzë për të. Me të drejtë hedh pendimin politik dhe jo juridik. Ai me të drejtë thotë nëse mua më ke hetuar, kur i keni firmat e inceneratorëve pse nuk i hetoni?”, u shpreh Eugen Beçi.