Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

E thotë Arben Ristani: Partia Socialiste ka stabilitet në zgjedhje, nuk besoj te blerja masive e votave

spot_img

Lajme të ngjashëm

Politikani i djathtë Arben Ristani thotë se Partia Socialiste ka stabilitet në zgjedhje, duke u shprehur qartë se nuk beson te blerja masive e votës, sepse sipas tij, do të thotë që Rama të blejë dhe votat e veta.

Për PD, ai tha se ka marrë më shumë vota se zgjedhjet e tjera, aq sa mori në vitin 2013, por sipas Arben Ristanit, 8 vite nuk duhet të shërbenin për të sjellë PD në nivelin e viti 2013 ku mori më shumë vota se zgjedhjet e 2017.

“Dihet sesa është numri i votave që la Berisha kur u largua nga PD. Pastaj kemi një rënie drastike në 2017, për t’u ringritur po atje ku ishim në 2013. Pra, kemi ndërruar lidershipin e PD, kemi ecur 8 vite, me të gjithë problematiken dhe jemi atje ku ishim në 2013.

Nga ana tjetër, po të shikosh PS ka një stabilitet në votën e saj. Ka një ngritje jo më shumë se 1% në këto zgjedhje, gjë që më tregon që kur vjen puna te historia e blerjes. Se unë nuk besoj te blerjet masive, jo se nuk ekziston fenomeni, ekziston në mënyrë absolute. Por, nuk është i asaj mase sa që të… Dmth se i bie të ketë blerë votat e veta, po ata që bleu në 2017, t’i blejë prap në 2021. Po po i bleve dy herë janë votuesit e tu ata.

Problemi që ne kemi shtrihet në këto çështje. Jemi sot dhe përpara një njohje ndërkombëtare të zgjedhjeve. Kemi një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit, kemi një deklaratë të OSBE, një raport paraprak të ODIHR, ku evidentohen shkeljet po zgjedhjet njihen”, u shpreh Ristani në PolitikOn.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img