Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
1.5kmh
0 %
Hën
35 °
Mar
36 °
Mër
36 °
Enj
34 °
Pre
29 °
E hënë, 27 Qershor, 2022
spot_img

E thirri Prokuroria Federale, Artan Hoxha dëshmon në Belgjikë për çështjen e bujshme (PAMJET)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari i kronikës Artan Hoxha është thirrur pak ditë më parë për të dëshmuar nga Prokruroria Federale e Belgjikës, për çështjen e “Toyota Yaris”. Sot, ai ka shkuar atje dhe ka dhënë dëshminë e tij.

Siç shihet dhe nga pamjet, gazetari është pajisur me mjetin e identifikimit dhe është futur në ambientet e institucionit të akuzës në Belgjikë, për të treguar informacionet që ai dinte për këtë dosje që konsiderohet e bujshme në Shqipëri.

albsig

spring

“Bruksel, Artan Hoxha jep deshmine ne prokurine belge per ceshtjen e Toyota Yaris”, shkruhet mbi pamjet e publikuara në rrjetin social Facebook. Hoxha zbuloi afro një javë më parë se prokurorët belgë nuk pranuan ta merrnin dëshminë e tij në Tiranë, pasi rrezikonte të dekonspirohej.

“Unë javën tjetër ditën e martë në orën 10:00 do të jem pranë prokurorisë federale belge për të dëshmuar për “Toyota Yaris”, autoritetet belge zgjodhën të mos e merrnin dëshminë në Tiranë, pasi sipas atyre dëshmia mund të dekonspirohej në Tiranë. Në çdo prokurori që më kanë kërkuar unë kam shkuar dhe kam dhënë dëshminë time”, deklaroi gazetari Hoxha.

Çështja Toyota Yaris apo Auris ka të bëjë me transportimin nga Belgjika drejt Shqipërisë të rreth 3.4 milionë eurove të dyshuara nga aktivitet kriminal. Për këtë çështje janë proceduar vëllezërit Elvis dhe Alfred Vladi si dhe shoferët, por historia u komplikua më tepër pasi kreu i PD-së në atë kohë, Lulzim Basha e denoncoi ngjarjen disa orë para se të ndodhte.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img