Pak ditë më parë është tentuar që të rrëmbehet në qendër të qytetit të Peqinit, djali i mitur i Fatos Gosës.
Bëhet me dije se tre persona të maskuar që lëviznin me një makinë tip “Benz”, kanë zbritur nga mjeti dhe kanë kapur djalin e vogël për ta futur në makinë.
Mësohet se “Benzi” me tre personat e maskuar, është ndalur shumë pranë djalit të Fatos Gosës dhe kanë tentuar ta tërheqin nga krahët për ta rrëmbyer. Por në këtë moment, fëmija i mitur ka mundur të largohet me vrap dhe i ka shpëtuar kësaj grabitje. Që nga ky moment mësohet se djali i Fatos Gosës, fshihet dhe nuk është parë në zonën e Peqinit, shkruan “Abcnews”.
Mirëpo kujtojmë që Fatos Gosa është një emër i njohur, pasi është një person me precedentë të theksuar kriminal dhe dyshohet së tentative për t’i rrëmbyer djalin ka të bëjë pikërisht me të.
Kujtojmë që Fatos Gosa është një nga të arrestuari e aksionit të organizuar nga RENEA, FNSH e policia në Elbasan në Maj të këtij viti. Pas dëshmisë së Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, 18 persona u arrestuan dhe 14 u shpallën në kërkim. Ata u akuzuan për një sërë krimesh nga operacioni ‘Plumbi i artë’ i SPAK.