Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“E teproi me Yuri Kim”, konstitucionalisti: Meta është ndjerë i vetëm përballë presionit të qeverisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Konstitucionalisti Jordan Daci ka thënë sot në “Opinion” se Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje politike, retorikë politike dhe jo thirrje për nxitje dhune apo përmbysje pushteti.

Daci deklaroi se një President mund të shkarkohet vetëm nëse ka bërë një shkelje të rëndë të Kushtetutës, dhe jo për retorikë politike.

Lidhur me deklaratat e Kreut të Shtetit ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim, Daci tha se ishin vërtet të panevojshme dhe të tepërta.

Jordan Daci: Atëherë, që të shkarkohet presidenti duhet që të ketë bërë një shkelje të rëndë të Kushtetutës, dhe që ka pasoja. Akuza që i bëjnë për thirrje që ka bërë është retorikë politike, ka patur veprime që nuk i shkojnë nga pikpamja etike, jam dakord.

Plarent Ndreca: T’i thuash njerëzve merrni sfurqet është politike? Të marrësh armët?

Jordan Daci: Ke përdorur ndonjë nga ato veglat ti? Duhet të kemi një shkelje të rëndë që duhët të sjellë pasoja, cila është pasoja? Është idiote lidhja që i bëjnë thirrjes së presidentit dhe ngjarjes së Elbasanit. Ka dallim mes retorikës oplitike dhe veprimeve apo thirrjeve për nxitje dhune. Mund të ketë shkelje të lehta dhe ha diskutim kjo, por jo sa për shkarkim. Është ndjerë i vetëm përballë gjithë presionit qeverisës. Është vështirë të bësh presidentin nëse dëshiron vërtet ta bësh. Me ambasadoren Yuri Kim e teproi, nuk i takonte të kalonte në atë nivel. Për mua Kreu i Shtetit duhet të mendojë dy herë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img