Hapësire reklamuese

Aktualitet

E shtuna pritet të jetë me reshje shiu, moti përmirësohet të dielën, temperaturat mbeten "të ftohta"

Shkruar nga Newsbomb

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit të ditës së shtunë në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, lokalisht në jug me intensitet deri mesatar. Në zonat malore reshje bore, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Kjo situatë do të jetë prezente deri në orët e para të mëngjesit më tej moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Dita e diel  pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme por më të ftohta. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare këto kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht ditën e shtunë fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll