Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E shtuna me shi dhe vranësira, mësoni si do të jetë moti nesër (Parashikimi për fundjavën)

Shkruar nga Newsbomb

Dita e shtunë do të nisë me mot të vranët e reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Gjatë ditës gradualisht vranësirat do të përçahen duke i lënë vendin kthjellimeve, reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpasherëshme me intensitet të ulët të karakterit lokal deri në orët e pasdites, më pas ndërpriten. Në lartësinë mbi 800 metra ne veri-verilindje dhe në lartësin mbi 1100 metra në juglindje reshje të dobëta bore.

Dita e diel parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira këto më të përqëndruara përgjatë relieveve malore. Në jug-juglindje vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu në orët e pasdites. 

Era parashikohet nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek. Deti i forcë 1-2 ballë.

157752374_1127797570992914_4701081272888911295_o.jpg

157955338_1127797604326244_7619200181666421174_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll