Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

E shtuna me mot të paqëndrueshëm dhe me reshje, planet për plazh lërini për nesër (PARASHIKIMI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Për ditën e shtunë (sot), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqendrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe vranësira në zhvillim deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje e shiu të cilat do të përfshijnë kryesisht jugun dhe qendrën si dhe të gjitha zonat malore në lindje. Përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri lokal.

Për ditën e diel pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike për vendin tonë. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Në zonën e veriut vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, dhe në relievet malore të kësaj zone përkohësisht reshjet do të marin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri lokal. Shtrëngata shiu afatshkurtra në orët e mesditës parashikohen gjithashtu edhe në relievet malore në pjesën tjetër të vendit.

Më shumë

spot_img
spot_img