Hapësire reklamuese

Showbiz

E shtrirë mbi krevat dhe e zhveshur, Icardi i nxjerr foton “e nxehtë” Wanda Narës: E gjithë bota të bën “like”...

Shkruar nga Newsbomb

Marrëdhënia mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit ka qenë gjithmonë shumë e stuhishme. Gjatë gjithë viteve të tyre së bashku nuk kanë munguar përplasjet dhe pajtimet, por së fundmi duket  se dyshja janë përsëri bashkë.

Sulmuesi argjentinas ka publikuar disa foto me Wandën me rastin e 10-vjetorit të lidhjes:

“Ajo, gruaja ime, dashuria ime e vetme, Mbretëresha ime në këtë fushë të jetës, nëna e vajzave të mia… Të dua. 10 vite dashuri, na u desh të përjetonim miliona gjëra të bukura.

Të tjera jo aq të mira, duke luftuar zilinë, fyerjet, dallgët e larta të jetës, shumë ‘kllounët’ që donin të hipnin në këtë tren që vetëm ne e dimë se sa kushtoi, sa dhamë nga vetja për të pasur dhe për të qenë këta që jemi sot. Të dua dhe do të të dua gjithë jetën, Mbretëresha ime e bukur!”, ka shkruar ai por pas një kohe të shkurtër i ka fshirë të gjitha fotot.

Icardi ka postuar në Instastory një foto të Wandës, ku modelja shfaqet përmbys mbi shtrat dhe pothuajse e zhveshur. Ajo që tërheq vëmendjen është  pikërisht komenti i tij.

“E gjithë bota të bën ‘like’, por foton e bëj unë”, ka shkruar Mauro.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu