Hapësire reklamuese

Aktualitet

E shpallur 'Miss Ballkani', reshjet e shiut dëmtojnë 'Urën e Zogut' në Milot

Shkruar nga Newsbomb

Reshjet e dendura të shiut kanë dëmtuar rëndë "Urën e Zogut" në Milot.

Kjo urë është një monument kulture i mbrojtur nga shteti.

Mësohet se për shkak të reshjeve të dendura të shiut në disa pjesë ura ka humbur deri në rreth dy metra.

Por cila është historia e kësaj ure?

Ura e Zogut është një nga më të veçantat për strukturën e saj arkitekturore. Stili i harqeve i japin asaj vlerë muzeore. Ajo gjendet në të majtë të rrugës së Kombit, në të dyja ekstremet e lumit Mat, që nga viti 1927. E quajtur për shumë vite Ura e Zogut, vetë mbreti ishte ideatori i ndërtimit të kësaj ure shumëfunksionale, sidomos për kohën. Ato vite ajo ishte një portë e domosdoshme për të hyrë në Shqipërinë e epërme që përfshin Shkodrën, Lezhën, Mirditën, Tropojën, Kukësin, Pukën etj. Ura është projektuar nga një inxhinier italian Martini dhe pothuajse e gjithë baza materiale u soll nga italianët.

Që nga viti 1999, Ura e Zogut është shpallur monument kulture, që sot i është lënë në dorë natyrës dhe keqbërësve.

Ura e Zogut është shpallur Miss Ballkani në vitin 2001 në një konkurs mbarëkombëtar, për vlerat e saj arkitekturore dhe inxhinerike rrezikon të dalë jashtë funksionit dhe të shembet totalisht.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese