Hapësire reklamuese

Aktualitet

E shkuara kriminale e vëllait dhe sherri banal, dy pistat që po hetohen për vrasjen e 38-vjeçarit në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
E shkuara kriminale e vëllait dhe sherri banal, dy pistat që po

Janë dy pista që po hetohen për vrasjen e 38-vjeçarit, Fatjon Dervishi, të cilit ju bë atentat në Sukth të Durrësit te shinat e Trenit.

Dyshohet se tre janë autorët që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e 38-vjeçarit. Përkatësisht dyshohet se njëri ishte në rolin e shoferit, një tjetër që qëlloi me breshëri plumbash makinën që drejtonte Dervishi dhe një njëri që ruante zonën.

Pistat që po hetohen kanë të bëjnë me të shkuarën kriminale të vëllait të Fatjon Dervishit, Fatbardh Dervishi, i cili është i njohur për autoritet. Ai është i dënuar në Spanjë për vjedhje, trafik droge, ndërsa në Shqipëri dyshohet se plagosi me armë një 23-vjeçare. Po ashtu ai akuzohet se ka gisht në zhdukjen e Tauland Malashit, ngjarje e ndodhur më 25 gusht të 2018 në Spanjë.

Po ashtu një tjetër pistë që po hetohet është debati banal që ka pasur vetë viktima me një grup kriminal.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka folur dhe një i afërm i Dervishit, Arben Meta, i cili tha se 38-vjeçari ishte një djali i urtë dhe shumë i mirë. Ai tregoi se ishte babai i dy fëmijëve dhe se familja e tij jetonte jashtë, ndërsa i vëllai është në burg.

“Ka qenë çun me nam, çun i urtë!”, u shpreh ai për mediat.

Kujtojmë që Dervishit iu bë atentat pak pas mesnate, teksa së bashku me mikun e tij ishte duke shkuar në shtëpi pasi kishin konsumar një kafe.

Makina që drejtohej nga Dervishi është qëlluar me breshëri plumbash nga një armë automatike. 38-vjeçari mori dy plumba në organet jetësore dhe për pasojë ndërroi jetë në spital, ndërsa shoku që ishte në makinë me të, fatmirësisht nuk është plagosur.

Lexo edhe: Atentati në Durrës, 38-vjeçari që u ekzekutua nipi i “Arapit të Sukthit”

Detaje nga ekzekutimi në Durrës, 38-vjeçari ishte në makinë me një shok kur u qëlluan me breshëri plumbash

Të shtëna me armë pas mesnate në Durrës, vritet 38-vjeçari (Emri)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese