Hapësire reklamuese

Politikë

"E shkatërruat PD, shqiptarët ju thanë ikni", komentuesi kapet me Edmond Spaho, ia kthen deputeti: Ti nuk votove fare, harrove se po haje fara

Shkruar nga Newsbomb

Deputeti demokrat Edmond Spaho ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve në Qarkun e Korçës, ku Partia Demokratike nuk arriti të merrte asnjë bashki. Mirëpo, në reagim atij i kanë komentuar dhe disa qytetarë apo mbështetës të PD, të cilët thonë se me Berishën në krye e shkatërruan partinë.

"Zgjedhjet mbaruan. Atyre qe ju ra bretku duke punuar, tani u sugjerohet te çlodhen deri ne largim, ata qe bënë sehir pa fund, dalin ne media dhe japin mend se c'duhet te bejme. Veçanerisht flasin mbi nevojën per rinovim me këta qe hargalisen kafeneve dhe kenaqen me tallavate e Edit", shkruan Spaho.

Mirëpo, duket se kjo nuk u ka pëlqyer demokratëve të cilët i kanë komentuar dhe i thotë se mesazhi i shqiptarëve për ta në këto zgjedhje ishte i qartë, ikini!

"E shkatrruat pa meshirshëm PD ( u futët nën çadrën e ilir floririt) ku në betejen e parë per zgjedhje vendore pesuam vaterlo të vertetë, katastrofë të pa imagjinushme minus 250 mijë vota krahasua me zgjedhjet e 2021!

Sa nuk ashtë vonë, falanga e ish komunistëve në krye të “ Rithemelimit” le të largohen se nuk i votojnë shqiptarët jo e jo as sot as mot, cikli juaj ka mbarua, vendi juaj me Tritan e me Doktorin asht pensionimi politik , shqiptarët ju thanë ikni se nae keni merzitë ! Mos vazhdoni ta damtoni Opozitën hapni krahun se mjaft asht mjaft", i shkruan komentuesi.

Nuk ka vonuar shumë dhe Spaho i ka replikuar, duke u ankuar për mungesë mbështetje financiare sepse, sipas tij, paratë që duhet të merrnin për organizimin e zgjedhjeve i mori grupimi i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Ai nuk kursen as ironinë me komentuesin, kur i thotë se mund të mos ketë votuar fare, pasi ka qenë duke ngrënë fara.

"Hajde Leke, hajde se ta leshoj une vendin ne Korce. Hajde dhe beje punen me mire se une. Hajde dhe cdo gje do ta kesh me shpenzimet e tua, makinen, shoferin, karburantin, ushqimin, hotelin, darovitjet, fletepalosjet.

Do duhet te gjesh fonde per ushqimin e komisionereve, vezhguesve, karburant per diten e zgjedhjeve sepse ato qe i takonin PD Rama ja dha Alibeut. Do te duhet te perplasesh me te burgosur dhe perdhunues, si ata me te cilet u perplasa ne Zvezde, qe neser mund te te kercenojne femijet dhe familjen.

E gjitha kjo per te mbrojtur voten e Lekes qe mund te mos kete votuar fare sepse harroi nga qe po hante fara. 7000 veta me pak votuan ne Maliq nga frika e pushtetit dhe Gezim Topciut qe i kercenonte se do ju prese ndihmen ekonomike prej 30 mije leke te vjetra ne muaj. Hani asistencen tani se kete zgjodhet me vullnetin tuaj.

Hajde Leke, hajde o trim se Shqiperia eshte si te jesh ne Norvegji e Danimarke. Hajde Leke se nuk po gjej njeri ti le vendin", shkruan deputeti Edmond Spaho.

[caption id="attachment_701799" align="alignnone" width="817"] Replika e Edmond Spahos me komentuesin[/caption]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll