Si sot 4 vite më parë, Shqipëria u godit nga një tërmet tragjik që do u merrte jetën 51 personave dhe do të linte të pastrehë qindra të tjerë.
Një nga zonat më të goditura ishte Thumana, që u shëndërrua në një vend “fantazmë”. Shtëpi, shkolla dhe shumë intitucione të tjera u shkatërruan nga tërmeti i 26 Nëntorit të 2019.
Kryeministri Edi Rama kujton 26 Nëntorin duke publikuar foto nga Thumana e rindërtuar, me shtëpi dhe shkolla të reja.
“TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️??*Thumanë 26 nëntor 2023”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.
Kujtojmë që Turqia ndërtoi në Laç dhe në Thumanë, 500 shtëpi banimi, qendra biznesi, shkolla publike dhe godinën e Bashkisë së Thumanës, në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.