Gazetari Milaim Zeka në një analizë të situatës politike në Kosovë pas rrëzimit të kryeministrit Albin Kurti ka paralajmëruar se sipas tij ka sinjale për një luftë civile.
Sakaq Zeka e ka krahasuar Kurtin me diktatorin Enver Hoxha për nga mënyra e qeverisjes ku thekson se e përbashkëta mes tyre është spastrimi i armiqve. Sakaq sipas tij dështimi i Kurtit ka ardhur si pasojë e këshilltarëve nga Tirana, të cilët nuk ngurroi që t'i quante "të paturpshëm dhe të pacipë".
"Në vend që të drejtonte jetën e kosovarëve, filloi me një hakmarrje të pashembull si Enver Hoxha, ,e spastrimin e bordeve, ndërmarrjeve dhe kjo u bë me zëvendësimin e njerëzve të VV. Ajo që është ë pafalshme për Kurtin si politikan dhe si qytetar ra në influencën të disa Këshilltarëve të paturpshëm dhe të pacipë të Tiranës, që e konfortuan me përfaqësuesin e Trump.
Janë pioner të Enver Hoxhës, që i kanë shërbyer për 50 vite, Bojken Abazi, dega e VV në Tiranë, e cila pas dështimit për një revolucion, erdhën në Kosovë dhe po tentojnë të krijojnë trazira si një 97 të dytë.
Të gjitha sinjalet aktuale në Kosova nga con drejt një luftë civile, pasi Kurti nuk deshi të bindej votës së 85 deputetëve. Edhe sikur qeveria Kurti të vazhdojë mandatin e vetë, ta zëmë sikur Gjermania të janë një ndihmë 10 mln euro, Kurti po të ketë moral politik nuk duhet të qëndronte më në krye të shtetit, pasi edhe marrëveshjet ndërkombëtare, nuk e ka mbështetjen ndërkombëtare", tha Zeka në një intervistë për Report Tv.
Më tej Zeka e ka quajtur turpin më të madh të qeverisë Rama vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit.
“Rama duke e ditur që 1 mln kosovar kalojnë pushimet në Shqipërisë, vuri taksën 10 euro që është turpi më i madh i kësaj qeveria. Kjo është marrëzia e politikanëve, që flasin për qëllime propagandistike në emër të Kosovës”, tha Zeka.