Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
82 %
0kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

E shkarkuan nga kryesimi i Grupit Parlamentar Demokrat, Hajdari flet me EMRA: Tentativë e programuar nga këto tre persona

spot_img

Lajme të ngjashëm

1ff8221bc2c2a55c5b85c902472468bd

Deputetja Rudina Hajdari në një deklaratë për mediat foli për shkarkimin e saj nga posti i kryetares së grupit parlamentar demokrat.

Hajdari bëri fajtorë tre deputetët Alban Zeneli, Arben Elezi dhe Korab Lita, për të cilët tha se po mundohen të largojnë vëmendjen nga hapja e negociatave.

Sipas deputetes, ky plan ndihmon kryeministrin Edi Rama dhe kreun e demokratëve Lulzim Basha, të cilët i akuzoi për sabotim të hapjes së negociatave.

“Në fakt kjo është një histori që ndihmon Edi Ramën dhe Lulzim Bashën. Ndihmon Edi Ramën se shmang vëmendjen për hapjen e negociatave. Shmang vëmendjen nga tre persona që po mundohen të sabotojnë Reformën Zgjedhore dhe këtu dalim tek Lulzim Basha. Tentativë që të spostohet roli im. Ne na intereson që të hapen negociata, nëse jo e dini shumë mirë se kush është fajtor. Rama dhe Basha. Këta persona që kërkojnë spostimin tim, nuk kanë dhënë asnjë kontribut në parlament. Kjo ishte një tentativë e imponuar dhe e programuar shumë mirë nga këta tre persona, Lita, Zeneli dhe Elezi. Këta tre persona nuk ka për ta shkatërruar opozitën, pavarësisht se po ndodh nga jashtë. E kundërta, do të forcohemi akoma më shumë, kemi një qëllim të vetëm për ndryshimin e sistemit. Ju e dini kush janë, Basha dhe Rama”, u shpreh Hajdari.

 

Më shumë

spot_img