Tirana
light rain
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
100 %
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
11 °
Hën
9 °
Mar
6 °
E premte, 27 Janar, 2023

E shëroi nga Covid, Pandi Laço falenderon publikisht dr.Brunën: U bë psikologia dhe ëngjëlli ynë mbrojtës. S’do i ndahem më

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Pandi Laço para pak kohësh u infektua me Covid dhe fatmirësisht ia doli duke u shëruar, ndërkohë që e gjithë familja e tij ishte e prekur nga virusi.

Mirëpo për këtë Laço falenderon një person kyç që e ka trajtuar dhe është kujdesur në mënyrë të vazhdueshme, doktoreshë Brunën, atë që ai e cilëson si një ëngjëll mbrojtës të familjes. Me profesionalizëm dhe përkushtim, ajo çdo ditë i gjendej prapë me këshillat dhe kurat e duhura për këtë kaluar këtë “flamë” që ka kapluar gjithë botën.

Falenderimin publik Pandi Laço e ka bërë përmes një shënimi të gjatë në rrjete sociale, teksa thotë se fitoi një mik që s’do t’i ndahem më kurrë. E mandej nuk nguron t’i drejtohet të gjithë atyre që kanë mosbesim dhe hedhin baltë mbi sistemin shëndetësor.

“Prandaj uroj me gjithe zemer te kemi sa me shume dr. Bruna Shiroka ne sistemin shendetesor paresor qe te mos mbushim spitalet”, shkruan gazetari.

Shënimi i plotë 

Te dashur miq e mikesha. Sot ne kete diele pushimi, dua te ndaj me ju nje histori humane, qe me ka lene mbresa te thella, dua te shpreh publikisht mirenjohjen e thelle e respektin per Dr. Bruna Shiroka qe ndoqi gjithe familjen time qe kaloi Covid-19

Kur u diagnostikova pozitiv me COVID -19 , jo vetem une po te gjithe koleget e zyres, e me pas edhe familjaret, na kapi paniku, ankthi apo pasiguria se a do ja dilnim te gjithe, si do ishte ecuria e kesaj flame tek secili prej nesh.

Ku duhej te drejtohesha? Kush ishte doktori me i mire n’ven , qe do na bente derman e nderkohe s’flitej vetem per mua, por per gjithe te dashurit e zemres.

Mbyllem zyren, u mbyllem ne shtepia, e lajmeruam vetem njerezit e aferm e koleget, per te mos krijuar panik te tepert qe jemi pozitiv me Covid.

Fati qe nje nga miqte tane te afert, qe sapo e kish kaluar me sukses Covidin, nje forme relativisht te veshtire, me telefonoi dhe me sygjeroi e kembenguli qe te telefonoj Doktoreshe Brunen. Disa te tjere me kishin sygjeruar mjeke pneumolog te Shefqet Ndroqit apo disa mjeke me emer te madh.

Se di pse, se mendoja veten te lidhem me doktore te spitaleve qe kujdesen per te semuret qe luftojne me vdekjen, se shpesh here kam paragjykimin, qe te anashkalojne se semundja jote i duket me e lehte, sa ste shohin e ste kane shtrire ne nje krevat spitali.

I rashe telefonit te Dr. Brunes, me pasiguri, duke menduar perseri qe ne kete fluks te madh te pacienteve me Covid, s’do te mund te perballoje edhe mjekimin tone. Por ky telefon kish qene magjik per mua e gjithe familjen.

Dr. Bruna me qetesi, profesionalitet e humanizem te rralle, jo vetem mori persiper trajtimin mjekesor nga kurimi, por u be dhe psikologia e engjelli jone mbrojtes.

Doktoresha ndiqte ecurine e secilit prej nesh online, cdo dite e cdo nate, pa u ankuar asnjehere, perkundrazi e beri protokoll , qe merrte vete ne telefon cdo darke (sepse atehere na hypte temperatura) duke nderruar hap pas hapi medikamentet, duke keshilluar ne cdo detaj, qe nga ilacet, ushqimi, matja oksigjenit,temp, per secilin nga ne, pavaresisht moshes apo gravitetit te semundjes, si dhe mbi te gjitha duke na dhene besim e kurajo fare natyrshem dhe u kujdesur per mendjet tona te brishta ne keto momente.

Cdo mbremje kishim nje konsulte te thelluar telefonike bazuar ne pyetjet e doktoreshes e ankesat tona, qe ishte nje zgjidhje e shkelqyer, ne vend qe te zvarriseshim neper ambulanca, e te ishim burim perhapje te semundjes.

Fale profesionalizmit e perkushtimit te Dr.Brunes ne te gjithe ja dolem me sukses e jo te rrenuar psikologjikisht, ndonese sigurisht Covidi s’te leshon kaq lehte edhe kur behesh negativ.

Por c’fare me mesoi COVID-i tjeter !

Qe Mjeke humane si Dr.Bruna ekzistojne akoma! S’me pelqen fare fjala Hero-ine, se sikur e distancon nga njeriu e i ve ne nje piedestal. Me pelqen te them qe shoqeria jone ka kaq shume nevoje per humanizmin e kur kjo vishet me profesionalizem eshte kaq prane njeriut e ne dobi tone

Fitova nje mike doktoreshe, qe eshte bekim qe s’do ti ndahem me Ndonese ne pozicion drejtues, dera e saj ne ambulance ishte plot me paciente qe prisnin te vizitoheshin dhe ajo s’di e s’do te thote jo asnjehere!

Kujdesi, humanizmi dhe perkushtimi i Dr.Brunes, mjekes se familjes me risolli besimin tek sistemi paresor shendetesor, qe kaq shume e shajme e bertasim. Sistemin se bejne makinerite e bejne profesionistet e zote por dhe humane.

Prandaj uroj me gjithe zemer te kemi sa me shume dr. Bruna Shiroka ne sistemin shendetesor paresor qe te mos mbushim spitalet

Më shumë


spot_img








spot_img