Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘E rrezikshme dhe kriminale’, Meta bën thirrje që të ndalohet shitja e pajisjeve të oksigjenit në treg të zi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

60f0fb6a4474221a4a606cdc5bd9d725

Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje që të ndalet kontrabanda e shitjes së pajisjeve të oksigjenit në treg të zi, për të infektuarit me Covid-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se rëndimi i situatës shëndetësore të shumë të sëmurëve deri në kërcënim të jetës, i detyrohet mostrajtimit të tyre në kohë me oksigjen.

Sipas Metës është këmbëngulur që trajtimi me oksigjen teknikisht të certifikuar të kryhet nga mjeku i familjes dhe të mos pritet shtrimi në spital.

Më tej, Meta shprehet se është e rrezikshme dhe kriminale që të sëmurët të trajtohen me pajisje që shiten në treg të zi 5 herë më shumë se vlera e tregut.

Postimi i plotë:

Mostrajtimi me oksigjen i të prekurve nga koronavirusi dhe lënia e tyre në mëshirën e spekulantëve të tregut të zi është e pafalshme.

Rëndimi i situatës shëndetësore të shumë të sëmurëve deri në kërcënim të jetës, i detyrohet mostrajtimit të tyre në kohë me oksigjen.

Për këtë është këmbëngulur, që trajtimi me oksigjen teknikisht të çertifikuar të kryhet nga mjeku i familjes dhe të mos pritet shtrimi në spital.

Edhe projektet ndërkombëtare të ndihmës anticovid kanë synuar pikërisht këtë: Trajtimin sa më parë nga shërbimi mjekësor parësor me oksigjeno-terapi të të sëmurëve.

Është e rrezikëshme dhe kriminale, të trajtohen të sëmurët me oksigjen të paçertifikuar dhe pajisje, që u shiten në treg të zi familjeve deri në 5 herë më shumë se vlera e tregut.

Të ndalet kjo kontrabandë e shëmtuar dhe e rrezikëshme për shëndetin publik.

Përgjegjësit para ligjit!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img