Hapësire reklamuese

Rajoni

E rrëmbyen dhe e vranë, në burg babai i 14-vjeçares, për çfarë dyshohet

Shkruar nga Newsbomb
E rrëmbyen dhe e vranë, në burg babai i 14-vjeçares,

Aleksandar Gjorçevski, babai i 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, e cila u mor preng dhe u vra do të dërgohet në burg. Mediat maqedonase bëjnë me dije se Gjykata penale, pranoi kërkesën e prokurorisë për 48 orë paraburgim.

Ka dyshime se ka qenë pikërisht babai që u ka dhënë informacione autorëve të tjerë për rutinën e vajzës së tij. Personat e tjerë do e rrëmbenin dhe më pas do kërkonin para nga nëna e saj për ta lënë të lirë. Dyshohet se 14-vjeçarja u rrëmbye afër shtëpisë së saj. Autorët pas rrëmbimit i lidhën këmbët e duart dhe e futën në një qese e më pas në makinë. Ndërkohë, vetëm dy orë e gjysëm pasi e rrëmbyen sipas e kanë vrarë.

Kujtojmë që 14-vjeçarja u raportua e zhdukur që prej datës 27 Nëntor në Shkup teksa kthehej nga shkolla. Trupi i pajetë i adoleshentes u zbulua disa ditë më pas, më 3 dhjetor 2023.

Sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut në vrasjen e 14 vjeçares dyshohet se bashkëpuntor ka qenë edhe babai i saj. Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovksi doli sot në një konferencë të jashtëzakonshme bashkë me prokurorin e përgjithshëm ku bëri me dije se shkak ka qenë zhvatja e nënës së 14-vjeçares. Sipas asaj që ministri tha u bë me dije se babai i vajzës ka informuar anëtarët e tjerë për kohën kur vajza ka dalë nga shtëpia.

Për këtë ngjarje makabre janë ndaluar Vlatko Kekishov, Velibor Manev dhe është kërkuar paraburgim edhe për Bore Videvskin. Person i katërt i përfshirë në rrëmbimin e vajzës, Vanja Gjorçevska është babai i së miturës, ndërsa i pesti, Lupço Palevski ishte arratisur drejt Beogradit dhe nuk ka të dhëna për vendndodhjen aktuale të tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese