Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

E rrëmbyen dhe e çuan larg fshatit, detaje TRONDITËSE nga përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë; autorët e kërcënuan me armë dhe e droguan

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Mirditë, ku një 15 vjeçare ra viktimë  e përdhunimit në grup. E mitura dhe familja e saj ndodhen në gjendje shoku pas veprës së rëndë ndaj vajzës së tyre.

Mësohet se 5 autorët e kanë rrëmbyer me taksi vajzën, teksa kthehej nga shkolla dhe e kanë çuar në një zonë larg fshatit. Madje ata e kanë kërcënuar 15 vjeçaren me armë dhe i kanë dhënë të pijë lëndë narkotike.

“E kanë kërcënuar me armë, i kanë dhënë lëndë narkotike, e kanë rrëmbyer teksa po kthehej nga shkolla, e kanë çuar larg fshatit. Ata e kanë rrëmbyer me një makinë, ku i kanë dhënë diçka për të pirë. Vajza ka thënë se nuk mban mend pastaj asgjë. Pasi e kanë abuzuar, ata i kanë dhënë një telefon dhe i kanë thënë të përgjigjet në çdo rast, pasi në të kundërt do t’i vrasin motrën, familjarët. Unë isha te familja, ata janë në gjendje shumë të rënduar, vetëm qajnë”, ka treguar gazetarja e News 24.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img