Hapësire reklamuese

Social Bomb

E rrallë, zbulohet gruaja që nuk ndjen dhimbje dhe që i shërohen plagët shpejt dhe pa lënë shenja

Shkruar nga Newsbomb
Joe Cameron, 71 vjeçarja me mutacionin gjenetik që nuk ndjen dhimbje

Një pensioniste skoceze që nuk përjeton pothuajse asnjë dhimbje asnjëherë ekziston, por në pamje të parë duket si një nga filmat e animuar me superheronj të Marvel, por është në fakt diçka e vërtetë dhe është  raportuar si një rast unik edhe në një revistë shkencore britanike.

Hulumtuesit shkencor në Mbretërinë e Bashkuar kanë zbuluar se Jo Cameron, 71 vjeçe, kishte aftësi të veçanta pasi nuk ndjente dhumbje asnjëherë. Mesa duket sipas shkencëtarëve të gjenetikës, bëhet fjalë për një mutacion gjenetik të panjohur më parë.

Zonja Cameron u vendos nën vëmendjen e  mjekëve pasi kërkoi ndihmë dhe trajtim për një problem me hipoterminë, ku më vonë mjekët kuptuan se ajo kishte kaluar në artrit kronik dhe e trajtuan.

Duke iu referuar gjenetistëve të dhimbjes në Universitin e Kolegjit të Londrës dhe në Universitetin e Oksfordit ata identifikuan dy mutacione tek 71 vjeçarja Cameron. Një ndër të cilën një gjen të quajtur Faah (Acid Amid Hidrolazhi yndyror), i cili është i njohur për kërkuesit shkencor në fushën e gjenetikës.

Zonja Cameron u shpreh se ajo do të isjhte e lumtur nëse ndonjë hulumtim i gjenetikës së saj mund të ndihmonte njerëzit e tjerë në mbarëbotën që vuajnë.

Mund të ketë shumë më tepër njerëz që jetojnë me këtë lloj mutacioni pa u vënë re dhe shkencëtarërt kërkuan që më shumë njerëz të tillë të shfaqen, pasi kjo mund të ndihmojë në nxitjen e këtyre përpjekjeve kërkimore shkencore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu