Hapësire reklamuese

Aktualitet

E RRALLË/ Zbulohen për herë të parë pamjet filmike të SARAH BLLOSHMIT, gruas më të bukur të Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_241068" align="alignnone" width=""]Sarah Blloshmi ne rreth[/caption]

Zbulohen për herë të parë pamje filmike të Sarah Blloshmit, e cilësuar si gruaja më e bukur e Shqipërisë në Shekullin e XX.

Pamjet i publikon Alfred Peza por në fakt janë zbuluar nga historiani Erald Kapri, të cilin Peza, si autor i librit “Sarah” e falenderon publikisht.

“Zbulimi për herë të parë i pamjeve filmike të Sarah Blloshmit, gruas më të bukur të Shqipërisë së shekullit XX dhe personazhit kryesor të romanit tim "Sarah", më emocionuan.

Kjo falë historianit Erald Kapri që pati mirësinë të më ofronte këtë video të Institutit Italian "Luce".

Në këto sekuenca mund të shihni të fiksuar momentin kur Sarah ndodhet në krye të të ftuarve (me veshje të bardhë), duke mbërritur në sallën ku do të zhvillohej ceremonia e kurorëzimit të Ahmet Zogut si "Mbret i Shqiptarëve".

Filmimet i përkasin 1 shtatorit të vitit 1928.

Pas fotove të reja, të ofruara pak kohë më parë nga Blendi Fevziu, këto pamje e ndriçojnë akoma edhe më shumë imazhin e një femre të jashtëzakonshëm si Sarah Blloshmi.

Mbesa e Ismail Qemalit dhe bashkëshortja e ish deputetit Selahedin Blloshmi, siç mund të kuptohet, ishte personazh i dorës së parë në Tiranën aristokratike të Shqipërisë së viteve '20-'30”, shkruan Peza referuar materialit të siguruar nga historiani Erald Kapri.

Ndiqni pamjet video!

sara-blloshmi.jpg

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.