Çfarë nuk kemi dëgjuar, por që të kërkohet një ushtar i vetëm në një bashki, këtë nuk na e kishte zënë veshi e syri më parë.
Sipas kryeministrit Edi Rama aktualisht ka 27 mijë vende të lira pune, mirëpo gazetarja Edlira Gjoni është çuditur teksa ka kërkuar për këto vende të lira dhe ka parë se bashkia Laç po kërkon të punësojë një ushtar. Po për çfarë? Çfarë mund të bëjë me një ushtar?
“Ka thënë ai boti, punë ka, por nuk ka profesionistë. Sot i tha një komentuesi të shkonte te Zyra e Punës, se ka aktualisht 27 mijë vende të lira. S’e mbajta dot frymën unë.
Një të hapur www.puna.gov.al edhe klikova të lajmëroj gjithë të papunët që njoh, me shkollë e me eksperiencë, ose pa to, por me dëshirën për punë. Mes telefonistëve e faturineve që u kërkokan, më ra në sy ky vendi i lirë i punës për ushtar në bashkinë Laç.
Nxitoni. Nxitoni me aplikimet tuaja. Suksese (siç thotë ai boti)”,-shkruan gazetarja Edlira Gjoni, raporton newsbomb.al.