Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

E rrallë, vajza humb jetën TRAGJIKISHT, familjarët dhurojnë ORGANET, i shpëtohet jeta një 22-vjeçari: Jeta e saj u shua, por zemra e saj shpëtoi një person

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një transplat i rrallë është kryer në Maqedoninë e Veriut duke i shpëtuar jetën një 22-vjeçari.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe me në të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se punonjësit shëndetësorë për të dytën herë në historinë e Maqedonisë së Veriut kanë kryer transplantimin e zemrës.

Bëhet fjalë për një djalë 22 vjeçar, të cilit i është transplantuar zemra e një vajze e cila ka humbur jetën tragjikisht, familja e të cilës ka dhuruar organet.

“Në ora 3:33 të mëngjesit të sotëm, tek një djalë 22-vjeçar janë dëgjuar rrahje të një zemre të re, të dhuruar! Ky është transplantimi i dytë i zemrës i kryer në historinë e vendit, në Klinikën e Kardio-kirurgjisë . Urime të gjithë kolegëve dhe faleminderit gjithë ekipit që punoi pa u lodhur gjatë gjithë natës! Ky është një sukses i madh i kujdesit shëndetësor maqedonas, që nuk do të ishte e mundur pa pëlqimin për dhurimin e organeve nga familja e pacientes së re që humbi jetën e saj para kohe. Jam krenar për kolegët e mi!”, shkruan Filipçe.

“Jeta e saj e re u shua tragjikisht, por zemra e saj shpëtoi një tjetër jetë të re. Nuk ka fjalë për të shprehur mirënjohjen ndaj familjes. Nuk ka fjalë për të përshkruar madhësinë e aktit,” shkruan në një tjetër postim ministri.

174440123 2666524173654599 8439477269445718652 n
174541018 2666524226987927 7429311856951267855 n
spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img