Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
37 %
0.5kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
30 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

E rrallë! Shqiptari në Maqedoni shet veshkën e tij për 70 mijë Euro

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një shqiptar nga qyteti i Tetovës në Maqedoni, ka bërë bujë me nevojën e tij urgjente ekonomike, aq sa ka shkuar në sakrificë ekstreme. Në një portal për shitblerje në gjuhën maqedonase, ai ka postuar një shpallje në të cilën shet veshkën për çmim “fiks dhe të padiskutueshëm” 70.000 euro.

Edhe pse është e ndaluar me ligj shpallja e shitjeve të organeve të njeriut, megjithatë ka qytetarë që ende nuk kanë njohuri për këtë. Në arsyetimin tij të dhënë për mediat që e kanë kontaktuar ai ka thënë se këtë e bën sepse i duhen të holla.

Por tetovari as që e ka pasur idenë se kjo është e ndaluar me ligj dhe dënimi është deri në tre vjet burg. Sipas ligjit organ mund të dhurohet por jo që të shitet. Por edhe këtu ligji është strikt. Për dhurues të organit mund të jetë, prindi, vëllai, motra apo eventualisht personi që ke lidhur kurorë.

Shitja me para’ është e ndaluar dhe dënohet .Po ashtu donator i organit nuk mund të jetë personi që nuk ka grup të njejtë të gjakut me pranuesin eventual. Qëllimi i ligjit është që në minimum të zvogëlohet mundësia e keqpërdorimit apo shitjes të organit të njeriut.

Por edhe në rast se dikush shpreh dëshirë që t`i dhurojë dikujt organin, sipas ligjit duhet mendim i Odës së Mjekëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Autoritetet e shoqatës së personave të sëmurë nga veshkët theksojnë se, që në kohën kur ka filluar transplantimi i organeve tentimet për të tregtuar në mënyrë ilegale me vëshkët shënojnë ulje.

Sipas ligjit të citit 2011, është e ndaluar dhe e dënuar çdo marrje apo dhënie e kompensimit për shitje apo blerje të organeve, ndërsa ata që tregtojnë me organe dënimi për ata është së paku katër vite burg. Kështu në bazë të ligjeve në Maqedoni, shpalljet për shitje të organeve janë të ndaluara rreptësisht dhe dënimi është deri në tre vite burg. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img